Amir Abdulahjan bisedon me ministrin e ri të jashtëm të Kinës
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i ri i punëve të jashtme të Kinës zhvilluan një bisedë telefonike dhe diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet ndërkombëtare.
Ministri i jashtëm i Iranit Husejn Amir Abdulahjan zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e ri të jashtëm të Kinës, Chin Gang.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë bisedë telefonike, duke uruar qeverinë dhe popullin kinez për Festën e Pranverës dhe Vitin e Ri Kinez, ministri i punëve të jashtme të Iranit i uroi sukses Chin Gang-ut në detyrën e tij si ministër i ri i punëve të jashtme të Kinës.
Ministri i ri i jashtëm i Kinës, duke theksuar zhvillimin e marrëdhënieve me Iranin, e ftoi Amir Abdulahjan për një vizitë në Kinë.
Në këtë bisedë telefonike, ministrat e jashtëm të dy vendeve shkëmbyen mendime për gjendjen e fundit të marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Duke iu referuar vizitës së suksesshme të zëvendëskryeministrit të Kinës në Teheran, Amir Abdulahjan vlerësoi rëndësinë e vazhdimit të shkëmbimit të delegacioneve të rangut të lartë mes dy vendeve për thellimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik midis Iranit dhe Kinës.
Duke theksuar rëndësinë që Kina i kushton zhvillimit të marrëdhënieve me Iranin, Chin Gang theksoi gjithashtu përdorimin e të gjitha mundësive në këtë drejtim, përfshirë konsultimin me ministrat e jashtëm dhe shkëmbimin e delegacioneve të rangut të lartë.