Në Teheran filloi kongresi i parë ndërkombëtar i grave me ndikim
Në sallën e samitit në Teheran, filloi punimet kongresi i parë ndërkombëtar i grave me ndikim me pjesëmarrjen e 70 grave zyrtare nga vende të ndryshme.
Kongresi Ndërkombëtar i Grave me Ndikim filloi punimet sot (e premte) në Teheran me pjesëmarrjen e 300 të ftuarave të huaja me ndikim nga Kina, Australia, Sri Lanka, Tajlanda, Pakistani, Kameruni, Serbia, Armenia, Suedia, Bullgaria, Afrika e Jugut, Siria, Libani dhe Rusia si përfaqësuese zyrtare të nivelit të lartë. Ky kongres mbahet në tre nivele: në nivelin e figurave kulturore, shkencore dhe të famshme, në nivelin e ministrave dhe zonjave të para.
Në programin e sotëm, Xhamila Alamul-Huda, bashkëshortja e presidentit si dhe bashkëshortet e zyrtarëve të lartë të vendeve të tjera, si dhe bashkëshortja e kryeministrit të Armenisë, Burkina Faso, Irak, Kirgistan, Serbi, Guine, Nigeri, dhe Sri Lanka, kryetarja i Këshillit Qendror të Grave të Turkmenistanit dhe e dërguara speciale e presidentit të Sirisë do të mbajnë fjalimet e tyre në këtë kongres.
Sipas Ansijeh Khaz'ali, sekretarja për çështjet e grave dhe familjes në Presidencën e Iranit, në margjinat e këtij kongresi do të nënshkruhen 10 dokumente dhe memorandume bilaterale ndërmjet institucioneve të ndryshme në bashkëpunim me vende të tjera.
Të ftuarat në këtë kongres u takuan dje (e enjte) me presidentin e Republikës së Iranit, Sejed Ebrahim Raisi.