Raisi: Garda e Revolucionit Islamik i shkatërroi terroristët në rajon
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke reaguar aktit të paligjshëm të Parlamentit Evropian kundër Gardës së Revolucionit Islamik, deklaroi se forcat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit kanë luftuar kundër terroristëve dhe e shpëton rajonin nga e keqja e terrorizmit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, të dielën, gjatë shqyrtimit të përgjithshëm të projektligjit të buxhetit për vitin 1402 të kalendarit iranian, në Parlamentin Islamik, deklaroi se asnjë ushtri dhe asnjë forcë e armatosur nuk është përballur me terrorizmin në atë masë sa që janë përballur forcat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit të cilat kanë luftuar terrorizmin dhe kanë zhdukur të keqen e terroristëve nga rajoni.
Raisi shtoi se si ushtritë e vendeve të rajonit ashtu edhe zyrtarët e lartë në të gjithë rajonin e pranojnë në mënyrë të qartë se forcat e Gardës së Revolucionit Islamik kanë luajtur një rol udhëheqës në luftën kundër terrorizmit.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nëse nuk do të ishin gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani dhe përpjekjet e forcave të Gardës së Revolucionit Islamik, situata në Iran dhe në rajonin e Azisë Perëndimore tani do të ishte ndryshe.
Raisi shprehu vlerësimin për përpjekjet e forcave të Gardës së Revolucionit Islamik dhe deklaroi: "Ata që duan të fajësojnë forcat e Gardës së Revolucionit Islamik, përpjekjet e tyre të dëshpëruara janë të dënuara të dështojnë si llogaritjet e shekullit".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shpjegoi edhe rrethanat aktuale në Iran dhe tha se arritja e rritjes ekonomike prej katër për qind ishte një nga sukseset e qeverisë këtë vit dhe se kjo politikë do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.
Raisi renditi rritjen e investimeve dhe uljen e normës së inflacionit dhe rritjes së prodhimit si arritje të tjera të qeverisë këtë vit dhe shtoi se aktualisht jemi dëshmitarë të rritjes së pajisjeve dhe mjeteve të prodhimit me 55%.