Irani fillon fazën operative të sistemit satelitor "Shehid Sulejmani"
Kreu i Organizatës Hapësinore të Iranit njoftoi fillimin e fazës operative të sistemit satelitor "Shehid Sulejmani" si projekti i parë i sistemit satelitor të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kreu i Organizatës Hapësinore të Iranit, Hasan Salarije, duke iu referuar gjendjes së fundit të zbatimit të projektit të sistemit satelitor "Shehid Sulejmani", deklaroi "Organizata Hapësinore e Iranit bazohet në detyrën për zhvillimin e programit hapësinor 10-vjeçar dhe me qëllim për t'i ofruar shërbime sa më cilësore qytetarëve, institucioneve dhe organizatave shtetërore, si dhe për të ofruar shërbime për kompanitë e sektorit privat, do të vendosë një sistem satelitor telekomunikues në orbitën e Tokës".
Salarije shtoi se zbatimi i këtij projekti, i cili quhet "Projekti Shehid Sulejmani", konsiderohet si projekti i parë për krijimin e sistemit satelitor të Iranit dhe ka një rëndësi të madhe për vendin për shkak të arritjeve në prodhimin e serive satelitore dhe rrjetëzimin e tyre.
Kreu i Organizatës Hapësinore të Iranit deklaroi: "Mbi këtë bazë, Organizata Hapësinore e Iranit ka përgatitur planin e zbatimit të këtij projekti shumë kohë më parë dhe ende përpara se programi hapësinor 10-vjeçar i vendit të finalizohej në Këshillin e Lartë Hapësinor të Iranit dhe ka hartuar planin zbatues për krijimin e sistemit satelitor të telekomunikacionit me brez të ngushtë me shërbim të kufizuar dhe tani, më pak se një muaj pas miratimit të programit hapësinor 10-vjeçar, një nga klauzolat më të rëndësishme të të cilit është zbatimi i projektit "Shehid Sulejmani", faza e zbatimit të këtij projekti ka filluar zyrtarisht me fillimin e procesit të tenderimit dhe identifikimin e kompanisë apo kompanive që do ta zbatojnë këtë projekt".
Në katër dekadat e fundit, Irani ka ndërmarrë hapa të vazhdueshëm dhe progresiv në fushën e zhvillimit të teknologjisë hapësinore.
Edhe pse armiqtë janë përpjekur të parandalojnë përparimin ekonomik dhe shkencor me të gjitha llojet e sanksioneve, përfshirë industrinë hapësinore të Iranit, por pavarësisht nga të gjitha kufizimet dhe presionet, Republika Islamike e Iranit ka arritur të zhvillojë të gjitha llojet e teknologjive të lidhura me përparimet hapësinore që duhet të konsiderohet një sukses i madh për Iranin Islamik.