Kanani: Hipokrizia e Amerikës ka histori të gjatë
(last modified Mon, 23 Jan 2023 14:33:42 GMT )
Janar 23, 2023 15:33 Europe/Tirane
  • Kanani: Hipokrizia e Amerikës ka histori të gjatë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në lidhje me metodën e Amerikës në trazira, theksoi: "Hipokrizia e Amerikës ka një histori të gjatë".

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot (e hënë) në konferencën javore për shtyp, reagoi për veprimet e Amerikës në kuadër të trazirave të fundit në Iran dhe deklaroi: "Hipokrizia e Amerikës ka një histori të gjatë prej 40 vitesh, aq sa është edhe jeta të Revolucionit Islamik të Iranit dhe ky shtet gjithmonë ndjek politika të gabuara, jo konstruktive dhe shkatërruese në raport me Iranin, sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe popullin e Iranit".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Naser Kanani shtoi: "Në çështjen e sanksioneve, qeveria amerikane ka kryer shkelje të rënda dhe të gjera në fushën e të drejtave të njeriut kundër popullit iranian, dhe sanksionet mizore të njëanshme dhe të gjera të qeverisë amerikane janë shembuj të qartë të krimeve kundër njerëzimit dhe ato janë regjistruar në dosjen e veprimeve të qeverisë amerikane kundër kombit të Iranit. Pra, është qeveria amerikane ajo që duhet të korrigjojë sjelljen e saj jo konstruktive në mënyrë që kushtet që rregullojnë marrëdhëniet dypalëshe të vendosen në një rrugë tjetër dhe në një binar tjetër".

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me shkëmbimin e të burgosurve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha: "Republika Islamike e Iranit dëshiron seriozisht të marrë masat e nevojshme që të burgosurit iranianë në burgjet e qeverisë amerikane, të cilët janë arrestuar po mbahen me pretekste dhe akuza të rreme, duke përfshirë anashkalimin e sanksioneve të paligjshme të Amerikës kundër popullit të Iranit, të lirohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kthehen në familjet e tyre. Qeveria amerikane, pavarësisht marrëveshjes fillestare, e lidhi çështjen e shkëmbimit të të burgosurve me procesin e negociatave për heqjen e sanksioneve dhe marrëveshjen bërthamore, por shpresojmë që qeveria amerikane të veprojë me përgjegjësi në këtë drejtim".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme foli gjithashtu edhe për sabotimet e Koresë së Jugut në shlyerjen e borxhit të saj ndaj Iranit dhe theksoi: "Kërkesat financiare të Republikës Islamike të Iranit nga Koreja e Jugut janë të drejta ligjore të kombit iranian dhe objekt i këtyre kërkesave dhe domosdoshmëria e pagesës së tyre nuk lidhet me ndonjë çështje tjetër apo ndonjë rast tjetër. Qeveria jugkoreane është e përkushtuar dhe përgjegjëse për të paguar të drejtat ligjore të popullit iranian pa asnjë kusht në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe; negociatat me qeverinë e Koresë së Jugut në këtë drejtim janë zhvilluar nëpërmjet kanaleve të ndryshme dhe në nivele të ndryshme dhe janë ende në vazhdim”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme tha më tej: "Bashkëpunimi i qeverisë koreane në këtë drejtim nuk ka qenë i kënaqshëm".