Raisi: Më shumë se 90% e ilaçeve prodhohen brenda Iranit
(last modified Mon, 23 Jan 2023 14:59:51 GMT )
Janar 23, 2023 15:59 Europe/Tirane
  • Raisi: Më shumë se 90% e ilaçeve prodhohen brenda Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Më shumë se 90% e medikamenteve prodhohen brenda Iranit.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, duke iu referuar arritjeve të Iranit në fushën e mjekësisë, veçanërisht në prodhimin e 90% të medikamenteve të nevojshme brenda vendit dhe aftësisë për të prodhuar dhe eksportuar vaksina, deklaroi: "Ne duhet të ruajmë dhe përmirësojmë autoritetin shkencor të vendit dhe të rrisim produktivitetin dhe të mendojmë për të rritur përfitimet ekonomike në këtë drejtim".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi sot (e hënë) në Festivalin e 28-të të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike në Fushën e Shkencave Mjekësore "Razi", i cili u mbajt në sallën e Samiteve të Krerëve, deklaroi: "Ne vlerësojmë lartë studiuesit dhe hulumtuesit që kanë sjell krenari për vendin në fusha të ndryshme".

Në këtë festival, fituesit e çmimeve të Festivalit të 28-të të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike në Fushën e Shkencave Mjekësore "Razi" u vlerësuan dhe nderuan në dy seksione: studiues individual dhe institucione kërkimore.

Sejed Ebrahim Raisi gjatë fjalës së tij në këtë festival shkencor, duke iu referuar takimit të tij me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha: "Ai kërkoi falje disa herë gjatë atij takimi dhe theksoi se kishte bërë përpjekje për të parandaluar sanksionet e medikamenteve kundër Iranit, por nuk kishte pasur sukses".

Raisi gjithashtu tha: "Unë në takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së theksova se sot, përveç faktit që më shumë se 70% e iranianëve u vaksinuan kundër virusit Covid-19, ekspertët iranianë arritën të prodhojnë edhe 6 produkte të vaksinave dhe ne nuk po importojmë më vaksina kundër Coronas".

Presidenti iranian vuri në dukje: "Shkencëtarët iranianë punuan ditë e natë për të regjistruar këtë nder për vendin tonë dhe për të qenë një nga prodhuesit e vaksinave në botë".