Irani thekson përfundimin e veprimeve agresive të regjimit sionist ndaj Sirisë
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara deklaroi: "Këshilli i Sigurimit duhet të detyrojë regjimin sionist që menjëherë t'i japë fund të gjitha veprimeve agresive kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë".
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Amir Sa'id Irevani, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mërkurën në lidhje me zhvillimet politike dhe humanitare në Siri në fushën politike, duke theksuar se kriza në Siri në bazë të parimeve të të drejtave të njeriut, të zgjidhet ndërkombëtarisht, tha: "Terrorizmi është ende një kërcënim serioz për Sirinë dhe rajonin; prania e forcave të huaja në veri të Sirisë nën pretekstin e luftimit të terrorizmit shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjet ndërkombëtare. Republika Islamike e Iranit dënon fuqishëm sulmet e fundit terroriste të regjimit sionist në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut më 2 janar, që janë një shkelje e qartë e ligjeve ndërkombëtare humanitare dhe rrezikojnë paqen dhe sigurinë e rajonit dhe botës. Duke marrë parasysh situatën gjithnjë e më të rëndë humanitare në Siri, Irani mirëpret miratimin unanim të Rezolutës 2672 më 9 janar 2023 (zgjatja e mekanizmit ndërkufitar për gjashtë muaj) dhe e konsideron këtë veprim një hap të rëndësishëm drejt adresimit të nevojave urgjente të Sirisë, sidomos në kushtet e dimrit".
Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, duke theksuar anulimin e masave shtrënguese (sanksioneve) të njëanshme të vendosura ndaj popullit sirian, e konsideroi rolin e Sirisë në rajon si të rëndësishëm dhe një nga shtyllat kryesore të paqes dhe sigurisë në rajon dhe shtoi: “Ne jemi të vetëdijshëm për situatën rajonale të Sirisë dhe mbështesim përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike, sepse besojmë se një Siri e sigurt, e qëndrueshme dhe e avancuar është në interes të popullit sirian, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar".