Zyrtari i lartë iranian kritikon djegien e Kuranit të Shenjtë në Stokholm
(last modified Thu, 26 Jan 2023 18:49:35 GMT )
Janar 26, 2023 19:49 Europe/Tirane
  • Zyrtari i lartë iranian kritikon djegien e Kuranit të Shenjtë në Stokholm

Zëvendësshefi i drejtësisë iraniane dhe sekretari i Këshillit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Kazem Gharibabadi në llogarinë e tij në Twitter, kritikoi djegien e Kuranit të Shenjtë në Suedi.

"Heshtja e shurdhët e të ashtuquajturve kampionë të të drejtave të njeriut përballë përdhosjes së Kuranit të Shenjtë është një ilustrim i qartë i nxitjes së urrejtjes dhe përhapjes së dhunës kundër muslimanëve. Sjellje të tilla nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën për lirinë e mendimit”, ka shkruar Gharibabadi në llogarinë e tij në Twitter. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) Hissein Brahim Taha, dënoi me termat më të fortë aktin e ulët të djegies së Kuranit të Shenjtë nga aktivistët e ekstremit të djathtë në Stokholm, Suedi. Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani tha se disa vende evropiane, nën pretekste të sajuara, po lejojnë grupet ekstremiste të përhapin urrejtje kundër vlerave dhe shenjtërive islame. Ai vuri në dukje se këto vende po institucionalizojnë anti-islamizmin dhe islamofobinë në shoqëritë e tyre, pavarësisht nga sloganet e tyre të bukura për të drejtat e njeriut. Veprime të tilla nuk kanë të bëjnë fare me lirinë e shprehjes dhe të mendimit, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Opinioni publik i botës myslimane pret që qeveria suedeze të parandalojë përsëritjen e akteve të tilla anti-islame dhe të mos i lërë të pandëshkuar ata që lëndojnë ndjenjat e muslimanëve, vuri në dukje Naser Kanani.

 

Tags