Ministrit i Jashtëm i Iranit dënon sulmin e sionistëve në kampin Xhenin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i138756-ministrit_i_jashtëm_i_iranit_dënon_sulmin_e_sionistëve_në_kampin_xhenin
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Kështjella e rezistencës së Xheninit tanimë është fortifikuar dhe nuk mund të mendohet kthim prapa për atë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2023 12:30 Europe/Tirane
  • Ministrit i Jashtëm i Iranit dënon sulmin e sionistëve në kampin Xhenin

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Kështjella e rezistencës së Xheninit tanimë është fortifikuar dhe nuk mund të mendohet kthim prapa për atë".

Të enjten, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shabak (agjencia e inteligjencës dhe sigurisë së brendshme të sionist), ushtria izraelite sulmoi kampin Xhenin, duke vrarë 10 palestinezë dhe duke plagosur 20 të tjerë.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, shkroi në Twitter: “Sulmi brutal dhe masakra barbare e regjimit sionist në kampin Xhenin kërkon veprim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar dhe vendet islamike kundër kriminelëve".

Kabineti i sapokrijuar i Beniamin Netanjahut është kabineti më ekstremist në historinë 75-vjeçare të regjimit sionist. Ky kabinet zyrtarisht thekson rritjen e dhunës ndaj palestinezëve dhe përdor të gjitha mjetet e veta për këtë dhunë.