Ministrit i Jashtëm i Iranit dënon sulmin e sionistëve në kampin Xhenin
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Kështjella e rezistencës së Xheninit tanimë është fortifikuar dhe nuk mund të mendohet kthim prapa për atë".
Të enjten, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shabak (agjencia e inteligjencës dhe sigurisë së brendshme të sionist), ushtria izraelite sulmoi kampin Xhenin, duke vrarë 10 palestinezë dhe duke plagosur 20 të tjerë.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, shkroi në Twitter: “Sulmi brutal dhe masakra barbare e regjimit sionist në kampin Xhenin kërkon veprim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar dhe vendet islamike kundër kriminelëve".
Kabineti i sapokrijuar i Beniamin Netanjahut është kabineti më ekstremist në historinë 75-vjeçare të regjimit sionist. Ky kabinet zyrtarisht thekson rritjen e dhunës ndaj palestinezëve dhe përdor të gjitha mjetet e veta për këtë dhunë.