Irani reagon ndaj rrahjes së grave palestineze të robëruara në burgun Damon
(last modified Wed, 01 Feb 2023 08:25:58 GMT )
Shkurt 01, 2023 09:25 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj rrahjes së grave palestineze të robëruara në burgun Damon

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, në një postim në Twitter ka reaguar ndaj rrahjes së të burgosurve palestineze në burgun Damon.

Të martën, forcat pushtuese sulmuan gratë e burgosura palestineze në burgun Damon dhe duke i rrahur, atyre u konfiskuan sendet personale. Sipas IRNA, Naser Kanani në këtë postim në Twitter të publikuar në anglisht ka shkruar: Është e neveritshme rrahja e grave të burgosurave palestineze në burgun “Damon” të regjimit sionist. Ai shtoi:  Sipas pretenduesve të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave në Evropë dhe Amerikë, të cilët këto të drejta i quajnë si primare – këto të drejta duhet të përfshijnë edhe gratë palestineze që mbahen robër në burgjet e tmerrshme të okupatorëve izraelitë!? Pas operacionit martirizues në Kods dhe disfatës së turpshme të regjimit pushtues sionist, sulmet e sionistëve ndaj robërve palestinezë janë shtuar edhe më shumë. Ndërkohë, grupet e rezistencës palestineze, pas vendosjes së kufizimeve dhe rrahjes së të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist, nëpërmjet ndërmjetësuesve e paralajmëruan këtë regjim se çdo dëmtim i të burgosurve palestinezë do të kishte pasoja të rënda për Tel Avivin.  Bordi i Çështjeve për të burgosurit dhe ish-të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist më parë kishte paralajmëruar për kushtet e rënda të të burgosurve femra palestineze. Të burgosurat palestineze mbahen në kushte të vështira dhe të pakëndshme në burgun e Damonit dhe rrihen e ofendohen që në momentin e parë të arrestimit.