Gjeneral Salami: Irani ka njohje të plotë rreth armiqve të vet
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi: "Ne kemi këtë fuqi që të depërtojmë në thellësinë e zemrës së armikut, kemi tejkaluar të gjitha llojet e kërcënimeve dhe nuk jemi të shqetësuar".
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, të mërkurën në takim me forcat vullnetare në Teheran, vuri në dukje pozitën e Iranit në rajon dhe shtimin e fuqisë mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit dhe shtoi: "Lufta nga sfera ushtarake ka ndryshuar drejtimin në sferën ekonomike dhe kulturore. Edhe pse armiqtë me sulmet e tyre terroriste kanë vrarë shkencëtarët iranian dhe me sanksionet ekonomike janë munduar të paralizojnë popullin iranian, mirëpo janë zbuluar dhe neutralizuar të gjitha planet dhe komplotet e tyre".
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit duke uruar 44 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik, tha se Irani për shkak të pozitës të veçantë strategjike që ka, ishte një vend i realizimit të qëllimeve të fuqive hegjemoniste, prandaj amerikanët nuk mund ta mendonin dhe as ta pranonin se Irani të dalë jashtë orbitës së politikës së tyre.
Gjeneral Salami shtoi: "Që nga ajo ditë kur fitoi Revolucioni Islamik i Iranit e deri më sot që kanë kaluar 44 vite, bota e fuqive hegjemoniste ka përqendruar të gjitha përpjekjet e veta për tu rikthyer në historinë e Iranit, por të gjitha politikat e tyre kanë dështuar".