Ministri i Jashtëm i Iranit takohet me Presidentin e Nikaraguas
Ministri i Jashtëm i Iranit në një takim me presidentin e Nikaraguas Daniel Ortega, duke deklaruar se pala amerikane është ende e interesuar për të ndjekur negociatat dhe dialogun me Iranin tha: Ne asnjëherë nuk kemi ikur nga tryeza e negociatave, por jemi të vendosur që të ndjekim me dinjitet interesat kombëtare të vendit.
Duke iu referuar rezistencës së Nikaraguas kundër presioneve të Uashingtonit, Amir Abdullahian në këtë takim tha se edhe Irani u ka dalë kundër kërkesave të tepruara amerikane dhe në këtë drejtim ka bërë përparim të madh. Ai shtoi se sanksionet kanë krijuar probleme për Iranin, por përparimi i Iranit bazuar në fuqinë e tij të brendshme është një përvojë e vlefshme që e ka vendosur Iranin në mesin e vendeve të përparuara në botë në fusha të ndryshme. Ministri i Jashtëm i Iranit gjithashtu vuri në dukje nënshkrimin e dokumentit gjithëpërfshirës të bashkëpunimit midis Teheranit dhe Managua dhe theksoi nevojën për të ndjekur marrëveshjet dypalëshe. Në këtë takim, presidenti i Nikaraguas gjithashtu vlerësoi qëndrimin e Iranit kundër sanksioneve mizore dhe kritikoi mosveprimin e Kombeve të Bashkuara ndaj veprimeve të tilla të njëanshme. Daniel Ortega, duke theksuar se Amerika është i vetmi vend në botë që ka përdorur një bombë atomike, shtoi: Ata nuk kanë të drejtë të ndalojnë përpjekjet e Iranit për të arritur energjinë paqësore bërthamore. Presidenti i Nikaraguas shtoi: Ne kemi synime të përbashkëta, që është paqja për ne dhe kombet e botës dhe duam të zgjerojmë marrëdhëniet me Iranin. Presidenti i Nikaraguas tha: Ne kemi besim se rruga e ardhshme është e qartë dhe dominimi i imperializmit nuk mund të vazhdojë më në botë.