Irani kritikon drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike
Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit kritikoi sjelljen joprofesionale të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në lidhje me aktivitetet e programit paqësor atomik të Iranit.
Muhamed Eslami, kreu i Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit, të premten mbrëma në një program televiziv, deklaroi: "Një përfaqësues i lartë i ANEA-së dha një raport të rremë gjatë vizitës në objektet atomike të Iranit dhe drejtori i përgjithshëm i ANEA-s e publikoi atë në media, sjellje kjo e cila nuk është profesionale”.
Duke thënë se Republika Islamike e Iranit gjithsej ka 3% të kapacitetit bërthamor të botës, por në të njëjtën kohë 25% e inspektimeve të ANEA-së kryhen në Iran, Eslami theksoi: “Asnjë rast i vetëm nuk është raportuar që Irani të ketë devijuar nga rruga paqësore e programit atomik".
Sipas shefit të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është e detyruar të ofrojë teknologji bërthamore paqësore për të gjithë vendet që dëshirojnë zhvillimin e kësaj teknologjie dhe ka për detyrë ta mbështesë këtë çështje, por çështja e Iranit është politike për shkak të armiqësisë së fuqive arrogante.
Duke thënë se Perëndimi nuk dëshiron që Republika Islamike e Iranit të zhvillojë teknologjinë bërthamore, Muhamed Eslami shtoi: "Ata kanë 20 vjet që përsërisin emrat e akuzave dhe vendeve për të cilat po pyesin dhe rezultati i të gjitha këtyre akuzave ishte marrëveshja bërthamore të cilën Irani e pranoi në këmbim të heqjes së sanksioneve dhe mbylljes së dosjes së akuzave, madje kufizoi kapacitetet e tij bërthamore për një periudhë të caktuar dhe gjithashtu kufizoi sasinë e uraniumit të pasuruar për të krijuar mirëbesim. Dokumenti marrëveshjes bërthamore u bë Rezoluta 2231 në Këshillin e Sigurimit dhe sipas këtij dokumenti, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike raporton zbatimin e këtij dokumenti në Këshillin e Guvernatorëve çdo tre muaj dhe në Këshillin e Sigurimit çdo gjashtë muaj. Irani nuk ka asnjë problem në zbatimin e rregulloreve të mbrojtjes dhe sigurisë, por shtetet perëndimore i kanë nxjerrë sërish çështjet e dimensioneve të mundshme ushtarake (PMD) dhe po raportojnë për to".