Irani ndërton nëndetëse të rënda
Koordinatori i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar fillimin e linjës së prodhimit të nëndetëseve të rënda në ushtrinë e Iranit.
Admiral Habibullah Sajari gjatë një prezantimi të sukseseve të reja të ushtrisë së Iranit, deklaroi: "Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit për të garantuar fuqinë kombëtare, kanë zgjedhur prodhimin e pajisjeve moderne luftarake dhe të mbrojtjes duke shfrytëzuar kapacitetet e ekspertëve dhe specialistëve iranianë".
Admiral Sajari duke thënë se Iranit para Revolucionit Islamik, gjatë kohës së Mbrojtjes së Lavdishme si dhe pas saj, nuk ka pasur nëndetëse, deklaroi: "Linja e prodhimit të nëndetëseve tanimë është lëshuar në funksion dhe kjo është një prej simboleve të fuqisë ushtarake dhe mbrojtëse të Revolucionit Islamik të Iranit. Prania në ujërat ndërkombëtare dhe në detet e lira është një prej qëllimeve të forcave detare të Iranit për realizimin e qëllimeve strategjike. Pavarësisht ekzistencës së piratëve, deri më tani mbi 5000 anije tregtare nga Irani Islamik janë nisur dhe kanë shkuar në destinacione të ndryshme të botës të cilat janë shoqëruar nga forcat detare të Iranit dhe ato nuk janë përballur me asnjë problem".