Amir Abdollahian: Politika e sanksioneve të Amerikës është e destinnuar të dështojë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i139228-amir_abdollahian_politika_e_sanksioneve_të_amerikës_është_e_destinnuar_të_dështojë
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, dënoi politikën e sanksioneve të njëanshme të Amerikës dhe bullizmit dhe i cilësoi si të dënuara të dështojë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 05, 2023 07:53 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Politika e sanksioneve të Amerikës është e destinnuar të dështojë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, dënoi politikën e sanksioneve të njëanshme të Amerikës dhe bullizmit dhe i cilësoi si të dënuara të dështojë.

Sipas IRNA; Hossein Amir Abdollahian, në një takim me ministrin e Jashtëm kuban Bruno Rodríguez, theksoi: Ngjarjet e korrikut 2022, treguan se arma e sanksioneve nuk është efektive dhe pala amerikane ka ndjekur qëllimet e saj të liga duke nxitur rebelime. Në këtë takim, Amir Abdullahian theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm i Kubës në këtë takim përshëndeti praninë e delegacionit iranian në Havana dhe këtë udhëtim e cilësoi si një mundësi për të vlerësuar mbështetjen e Iranit ndaj Kubës kundër bllokadës ekonomike të gjithanshme ndaj këtij vendi.  Rodrigues në vazhdim dënoi sanksionet e njëanshme kundër Iranit dhe ndërhyrjen në punët e Iranit. Ai gjithashtu shtoi se Kuba mbështet të drejtën e të gjitha vendeve për të poseduar dhe shfrytëzuar energjinë bërthamore paqësore.  Në këtë takim palët diskutuan edhe për çështje dypalëshe dhe ndërkombëtare. Para këtij takimi, Amir Abdollahian kishte takuar dhe biseduar me presidentin kuban Miguel Diaz-Canel. Hossein Amir Abdollahian mbrëmjen e së shtunës mbërriti në Havana, kryeqytetin e Kubës dhe u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Çështjeve Ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kubës. Kreu i shërbimit diplomatik të Iranit dhe delegacioni shoqërues kanë vizituar më parë Nikaraguan dhe Venezuelën dhe janë konsultuar me zyrtarët e këtyre vendeve për mënyrat e zgjerimit të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën e  bashkëpunimit ekonomik. Para kësaj, Amir Abdollahian pati një udhëtim të shkurtër në Mauritani dhe u takua dhe bisedoi me presidentin dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi afrikan që ndodhet në Afrikën veriperëndimore.