Ekipi kombëtar iranian i mundjes shpallet kampion në garat ndërkombëtare në Zagreb
Ekipi i përzgjedhur i mundjes iraniane fitoi 4 medalje ari, 4 medalje argjendi dhe 5 medalje bronzi në garën ndërkombëtare të Kupës së Lirë të Zagrebit.
Sipas IRNA-së, në Kroaci u mbajt gara ndërkombëtare e mundjes Kupa e Lirë e Zagrebit ( nga 3 deri më 5 shkurt) dhe në fund të kësaj gare skuadra iraniane prej 18 anëtarësh u shpall kampione. Pooya Dadmerz në peshën 55 kg dhe Mehdi Mohsennejad në 60 kg morën medaljen e artë dhe të njëjtën medalje morën edhe Mohammad Ali Garain në peshën 77 kg dhe Alireza Mohammadi në peshën 82 kg. Medalje të argjendta për ekipin e përzgjedhur iranian kanë fituar Aref Mohammadi në peshën 63 kg, Reza Abbasi në peshën 67 kg, Sajjad Ayman Talab në peshën 72 kg dhe Nasser Alizad në peshën 87 kg. Gjithashtu, medalje bronzi fituan Mohammad Mehdi Javaheri në 55 kg, Iman Mohammadi në 63 kg, Amin Kavianinejad në 77 kg, Pejman Pushtham në 82 kg dhe Amir Ghasemi Monjazi në peshën 130 kg. Në përfundim të këtyre garave ekipi kampion i Iranit fitoi gjithsej 195 pikë. Pas skuadrës iraniane, Hungaria dhe Republika e Azerbajxhanit u renditën e dyta dhe treta me përkatësisht 80 pikë.