Kanani: Ekziston një dinamikë diplomatike në negociatat për heqjen e sanksioneve
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Ekziston një dinamikë diplomatike në kuadër të negociatave për heqjen e sanksioneve përmes kanaleve të ndryshme dhe po shkëmbehen mesazhe në nivele të ndryshme në këtë drejtim".
Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot (e hënë) në një konferencë për shtyp, tha: "Irani ka qenë gjithmonë ndër vendet me bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe do t'i vazhdojë në kuadrin teknik bisedimet dhe kontaktet".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Naser Kanani gjithashtu në lidhje me aksidentin në ambasadën e Republikës së Azerbajxhanit në Teheran, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit zyrtarisht i ka përcjellë ngushëllimet e saj qeverisë dhe popullit të Republikës së Azerbajxhanit dhe familjes së punonjësit që humbi jetën në këtë incident dhe e ka dënuar ashpër incidentin. Bazuar në detyrën e përkatëse në këtë drejtim, organet e Republikës Islamike të Iranit kanë vepruar menjëherë ndaj incidentit dhe kanë marr masat e nevojshme. Sulmuesi u arrestua dhe iu nënshtrua marrjes në pyetje dhe hetimit policor dhe gjyqësor. Nga hetimet e zhvilluara dhe deklaratat e sulmuesit, rezulton se ky veprim ka qenë me motive personale dhe familjare".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit foli edhe për çështjen e Ukrainës dhe pretendimet e këtij vendi për dronët iranianë ku theksoi: "Kjo çështje tregon hipokrizi dhe politikë të dyfishtë në lidhje me çështjet e rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë çështjen e Ukrainës".
Duke iu referuar sasisë së lartë të ndihmës ushtarake të ofruar nga qeveritë amerikane dhe evropiane për Ukrainën, Kanani i cilësoi këto shifra si “shumë të rënda” dhe shtoi: “Nëse pak nga këto shifra dhe shuma do të shpenzoheshin për investime në Ukrainë, atëherë nuk do të ishim dëshmitarë të të gjitha këtyre shkatërrimeve, dëmeve dhe viktima njerëzore në këtë vend, dhe nuk do të kishte nevojë që Ukraina të bënte herë pas here akuza politike kundër Iranit në vend që të shikonte se ku ndodhen rrënjët e krizës".
Kanani e konsideroi të qartë politikën e Republikës Islamike të Iranit për çështjen e Ukrainës dhe e quajti atë "mospërkrahje të luftës dhe mosmbështetje të asnjërës palë kundër tjetrës".