Shkurt 07, 2023 16:31 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë po thellohen

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë po zgjerohen në dimensione të ndryshme.

Ali Shamkhani të martën në mëngjes mbërriti në aeroportin "Venukovy" të Moskës për të marrë pjesë në takimin e pestë të dialogut rajonal të sigurisë në Moskë. Ai u prit atje nga Kazem Xhalali, ambasadori iranian në Rusi dhe Alexander Vendicto, përfaqësues i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë.

Me të mbërritur në Moskë, Shamkhani në një prononcim për gazetarë, deklaroi se marrëdhëniet midis Iranit dhe Rusisë në fusha të ndryshme ekonomike, të mbrojtjes dhe ushtarake, të sigurisë, shkencore, krijimin e korridoreve dhe shumë fusha të tjera po bëhen më të thella dhe më themelore.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit gjithashtu në lidhje me mbajtjen e takimit për dialog rajonal me praninë e sekretarëve, këshilltarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve të sigurisë kombëtare të vendeve fqinje të Afganistanit, theksoi: "Në këtë takim do të diskutohen zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë së Afganistani".

Duke thënë se problemet e popullit afgan janë shkaktuar nga joefikasiteti i pushtuesve dhe ngjarjet pas okupimit, Admiral ALi Shamkhani tha se Afganistani mund të bëhet pikë krize në rajon, prandaj vendet përreth Afganistanit do të shqyrtojnë mënyrat për zgjidhjen e problemeve të Afganistanit në takimin e Moskës.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit theksoi: "Lista e ndërhyrjeve jashtërajonale në vendet përreth Iranit tregon se problemet ekzistuese në këto vende shkaktohen nga dy çështje kryesore, krijimi i mosmarrëveshjeve dhe parandalimi i zgjidhjes së krizave rajonale nga vetë vendet e rajonit".

Shamkhani shtoi se fuqitë jashtërajonale po përpiqen të vonojnë fuqinë e mundshme të vendeve të rajonit për të zgjidhur krizat rajonale duke krijuar dallime midis vendeve të rajonit dhe duke ndërhyrë në punët e vendeve.

Tags