Publikohen imazhet e para satelitore të satelitit Khajam
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i139388-publikohen_imazhet_e_para_satelitore_të_satelitit_khajam
Organizata Hapësinore iraniane publikoi imazhet e para të satelitit Khajam. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB pamjet e publikuara nga Organizata Hapësinore iraniane, tregojnë  se saktësia e imazheve satelitore të Khayyam është një metër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 08, 2023 04:30 Europe/Tirane
  • Publikohen imazhet e para satelitore të satelitit Khajam

Organizata Hapësinore iraniane publikoi imazhet e para të satelitit Khajam. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB pamjet e publikuara nga Organizata Hapësinore iraniane, tregojnë  se saktësia e imazheve satelitore të Khayyam është një metër.

Sateliti Khajam u lëshua në 9 gusht 2022, me një peshë prej 600 kg, nga një transportues satelitor Sajuz, në një orbitë 500 km, me qëllim mbledhjen e të dhënave dhe imazheve të dërguara prej tij në fushën e bujqësisë, burimeve natyrore, mjedisit, burimet ujore dhe miniera. Sipas njoftimit të Organizatës Hapësinore iraniane, sateliti mund të përdoret edhe në monitorimin e kufirit dhe menaxhimin e emergjencave të mbrojtjes. Në katër dekadat e fundit, Irani ka ndërmarrë hapa të vazhdueshëm dhe progresiv në fushën e arritjes së teknologjisë hapësinore. Edhe pse armiqtë me të gjitha llojet e sanksioneve janë përpjekur të parandalojnë përparimin ekonomik dhe shkencor, përfshirë industrinë hapësinore të Iranit, por pavarësisht nga të gjitha kufizimet dhe presionet, Republika Islamike e Iranit ka arritur të gjitha llojet e teknologjive të hapësirës që duhen të konsiderohen një sukses i madh për Iranin Islamik.