Vahedi: Armiqtë kundërshtojnë një Iran të fortë dhe të pavarur
Komandanti i Forcave Ajrore të Republikës Islamike të Iranit tha: Armiqtë janë kundër një Irani të fortë dhe të pavarur dhe nuk mund të tolerojnë përparimin e kombit iranian.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr gjeneral brigade Hamid Vahedi, komandant i Forcave Ajrore të Republikës Islamike të Iranit, në një takim me atashetë ushtarakë të vendeve të huaja, takim që u mbajt me rastin e Ditës së Forcave Ajrore të Ushtrisë iraniane tha: Forca Ajrore e Republikës Islamike të Iranit ka bërë përparim të dukshëm në projektimin dhe ndërtimin e të gjitha llojeve të avionëve stërvitor dhe luftarak duke përdorur fuqinë dhe njohuritë vendase. Duke iu referuar sanksioneve mizore kundër Iranit, Hamid Vahedi tha: Rrënja kryesore e armiqësisë së gjatë të qeverive arrogante me Republikën Islamike të Iranit, është natyra e kërkimit të të drejtave, me në qendër drejtësinë dhe mbështetjen e të shtypurve të botës. Komandanti i Forcave Ajrore të Republikës Islamike të Iranit tha: Dominoja e disfatës së Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore dhe përvoja e hidhur e fushatës në Afganistan dhe largimi i papërgjegjshëm dhe i paplanifikuar i këtij vendi, dëshmuan vërtetësinë e qëndrimit të Republikës Islamike të Iranit se prania e forcave të huaja në rajon nuk do të rezultojë me ndonjë gjë tjetër përveç shkatërrimit dhe paqëndrueshmërisë. Gjeneral brigade Hamid Vahedi theksoi: Forcat e armatosura të Iranit nuk janë kërcënim për asnjë vend, por ato do të qëndrojnë me vendosmëri dhe forcë kundër çdo lloj agresioni. Në fund, komandanti i Forcave Ajrore të Republikës Islamike të Iranit, duke shprehur keqardhjen dhe pikëllimin e thellë për tërmetin tragjik në Turqi dhe Siri, tha: Forcat Ajrore të Republikës Islamike të Iranit menjëherë dërguan ndihma për viktimat tërmetit dhe ato nuk do të neglizhojnë aspak në dhënien e çdo ndihme të mundshme.