Nis marshi i madh i 22 Bahmanit në të gjithë Iranin Islamik
Marshi i madh i 22 Bahmanit (11 Shkurt), përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, filloi në të gjithë Iranin Islamik.
Sot (e shtunë), 22 Bahman 1401 që përkon me 11 shkurt 2023, është 44 vjetori i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Më 22 Bahman, në 38 mijë fshatra dhe 1400 qytete të Iranit, në orën 9:00 të mëngjesit (me orën e Teheranit) filloi marshi i madh i fitores së Revolucionit Islamik. Marshi po transmentohet nga 6 mijë punonjës të mediave iraniane dhe të huaja. Në të gjitha qendrat provinciale të Iranit janë bërë programe për organizimin madhështor të marshit të 22 Bahmanit. Këndimi më i madh i himnit kombëtar të Iranit me pjesëmarrjen e 1357 nxënësve do të këndohet sot në të gjithë vendin në orën 11:22 (me orën e Teheranit). Folësi i ceremonisë së marshimit në Teheran do të jetë presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi. Fluturimi i balonave dhe letrave me ngjyra nga Kulla Azadi, parada e parashutistëve të forcave të armatosura, këndimi i himnit nga ushtarët e ushtrisë, leximi i rezolutës kombëtare dhe dhurimi i luleve për popullin të cilët lëshohen nga helikopterët e ushtrisë iraniane, janë disa nga programet e marshimit madhëhstor të 22 Bahmanit në sheshin Azadi të Teheranit.