Kanani: Perëndimorët e shmangën kthimin në marrëveshje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i139612-kanani_perëndimorët_e_shmangën_kthimin_në_marrëveshje
Duke iu referuar përgatitjes së projekt-marrëveshjeve në raundin e ri të negociatave bërthamore, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se perëndimorët e shmangën kthimin e tyre në marrëveshje.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 12, 2023 10:17 Europe/Tirane
  • Kanani: Perëndimorët e shmangën kthimin në marrëveshje

Duke iu referuar përgatitjes së projekt-marrëveshjeve në raundin e ri të negociatave bërthamore, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se perëndimorët e shmangën kthimin e tyre në marrëveshje.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, në turmën entuziaste të njerëzve të Damganit që morën pjesë në marshimin e 22 Bahmanit të këtij qyteti, tha se në raundin e ri të negociatave bërthamore, u pa se negociatorët e palës tjetër ishin të pasjellshëm dhe të paangazhuar. Kanani shtoi se evropianët morën një rrugë tjetër, ndërkohë që marrëveshja e synuar ishte në rrugën e finalizimit dhe po arrinte rezultate. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se amerikanët në kundërshtim me angazhimet e marra janë përpjekur gjithmonë të pengojnë progresin dhe kjo u pa edhe në procesin e JCPOA sepse ata në kundërshtim me zotimin e tyre, në mënyrë të njëanshme kanë injoruar angazhimin e tyre të plotë në këtë marrëveshje. Kanani gjithashtu vuri në dukje sanksionet perëndimore kundër kombit iranian dhe tha se sanksionet perëndimore kundër kombit iranian në vitet pas fitores së Revolucionit Islamik, janë aplikuar gjithmonë me pretekste të ndryshme, duke përfshirë aktivitetet bërthamore të Iranit dhe sipas tyre ata u përpoqën të marrin masa paralizuese dhe të paprecedentë kundër sistemit të Republikës Islamike. Negociatat për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit u mbajtën në Vjenë më 4 gusht 2022 dhe përfunduan më 8 gusht me kthimin e delegacioneve në kryeqytete. Pas fitores së Revolucionit Islamik, Shtetet e Bashkuara në krye të politikës së tyre kanë vënë gjithmonë qasjen e armiqësisë ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe në katër dekadat e fundit kanë ndjekur politikën e vendosjes së embargos kundër Iranit. Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që nga marrja e detyrës, pavarësisht parullave të tij të mëparshme, ka vazhduar fushatën e presionit maksimal kundër popullit iranian dhe herë pas here me pretekste të ndryshme shpall sanksione të reja.