Mbërritja e avionit të nëntë me ndihma humanitare të Iranit në Aleppo
(last modified Fri, 17 Feb 2023 15:21:31 GMT )
Shkurt 17, 2023 16:21 Europe/Tirane
  • Mbërritja e avionit të nëntë me ndihma humanitare të Iranit në Aleppo

Avioni i nëntë me ndihma humanitare të Iranit u ul në aeroportin e Alepos në Siri.

Dy tërmete me magnitudë 7.5 dhe 7.8 ballë më 6 shkurt goditen rajonet jugore të Turqisë dhe Sirinë veriore, si pasojë e të cilëve mbi 38 mijë persona humbën jetën në Turqi dhe më shumë se 5 mijë në Siri.

Që nga orët e para pas goditjes së tërmetit në Turqi dhe Siri, Republika Islamike e Iranit deklaroi gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë për viktimat e tërmetit dhe menjëherë, përveç dërgimit të ndihmave humanitare, Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe të Republikës Islamike të Iranit dërgoi edhe ekipet e shpëtimit në këto vende për të ndihmuar viktimat e tërmetit

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; avioni i nëntë i Iranit me ndihma humanitare që transportonte 12 tonë ushqim për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti, u ul në qytetin e Alepos.

Tërmeti në Aleppo shkatërroi plotësisht 54 ndërtesa dhe mori jetën e 500 njerëzve dhe plagosi një numër të madh qytetarësh, 750 prej të cilëve janë të shtruar në spital. Mbrëmë, avioni i tetë me 20 tonë ndihma humanitare iraniane mbërriti në Alepo. Deri më tani, 26 vende të botës kanë dërguar ndihmën e tyre në formën e 130 avionëve për të prekurit nga tërmeti në Siri, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së.

 

Tags