Kanani: Konferenca e sigurisë së Munihut pësoi një goditje të rëndë
(last modified Mon, 20 Feb 2023 12:11:35 GMT )
Shkurt 20, 2023 13:11 Europe/Tirane
  • Kanani: Konferenca e sigurisë së Munihut pësoi një goditje të rëndë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke kritikuar axhenden e Konferencës së Sigurisë së Munihut, deklaroi: "Organizatorët e kësaj konference me veprimet e tyre i kanë dhënë një goditje të madhe kredibilitetit të kësaj konference të sigurisë".

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të hënën në konferencën javore për shtyp, tha: "Konferenca e cila është themeluar në emër të sigurisë, duhet t'i japë një rast dhe mundësi të barabartë të gjithë anëtarëve të Bashkësisë Ndërkombëtare që të paraqesin pikëpamjet dhe vlerësimet e veta ndaj mundësive dhe sfidave përkatëse me sigurinë ndërkombëtare dhe me rendin botëror dhe për mekanizmat të cilët ndihmojnë në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë".

Kanani duke theksuar në këtë se Republika Islamike e Iranit është prej vendeve të rëndësishme dhe përcaktuese dhe pa rival në thellimin dhe forcimin e sigurisë rajonale dhe një prej vendeve me ndikim në forcimin e sigurisë ndërkombëtare, shtoi: "Kjo që kjo konferencë të formohet në emër të një konference për siguri dhe në këtë të mos ftohen vende të rëndësishme dhe përcaktuese siç është Republike Islamike e Iranit dhe një vend i rëndësishëm siç është Rusia, do të thotë të zhduket rasti dhe mundësia për paraqitjen e pikëpamjeve të ndryshme dhe pikëpamjeve multilaterale në lidhje rendin dhe sigurinë ndërkombëtare dhe një rast i tillë i është vënë në dispozicion vetëm një pale dhe vetëm një lëvizje politike e cila synon forcimin e unilateralitetit në arenën ndërkombëtare".

Në lidhje me pretendimet e agjencisë amerikane të lajmeve "Bloomberg" në lidhje me pasurimin e uraniumit me 84% në Iran, Naser Kanani vuri në dukje faktin se Irani është anëtar i traktatit NPT dhe ka nënshkruar marrëveshjen gjithëpërfshirëse për siguri dhe deklaroi: "Bashkëpunimi teknik i Republikës Islamike të Iranit me ANEA, është një parim i rëndësishëm dhe ne presim që ANEA gjithashtu të tregojë sjellje profesionale në lidhje me çështjen e programit paqësor atomik të Iranit. ANEA duhet t'i përmbahet parimeve dhe kornizave të bashkëpunimit profesional dhe të specializuar me vendet anëtare, sepse shfrytëzimi politik i ANEA-s do ta njollosë dhe dëmtojë pozitën dhe rolin profesional të këtij institucioni ndërkombëtar. Keqpërdorimi i ANEA-s në procesin e negociatave për heqjen e sanksioneve të Iranit është i papranueshëm dhe pretendimet e agjencisë së lajmeve "Bloomberg" tregojnë shfrytëzimin më të madh të ANEA-s si mjet për qëllime të caktuara politike".

Naser Kanani gjithashtu duke hedhur poshtë pretendimet e regjimit sionist se Irani ka sulmuar një anije tregtare që i përkiste këtij regjimi, theskoi: "Irani do të vazhdojë përpjekjet e veta në lidhje me ruajtjen e sigurisë dhe lirisë së qarkullimit të transportit detar në ujërat ndërkombëtar dhe në këtë drejtim luan një rol vendimtar dhe është një prej vendeve i cili thekson në sigurinë gjithëpërfshirëse për të gjitha vendet. Ndërkohë një regjim i dhunshëm që vë në rrezik sigurinë e të tjerëve dhe nuk respekton në asnjë mënyrë sigurinë e vendeve të tjera, nuk ka të drejtë në asnjë mënyrë që të akuzojë të tjerët".

Tags