Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet pjesën jugore të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i140102-një_tërmet_me_magnitudë_5.2_ballë_godet_pjesën_jugore_të_iranit
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Gjysmëhënës së Kuqe të provincës Fars të Iranit raportoi një tërmet prej 5.2 të shkallës Rihter në këtë provincë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 21, 2023 15:00 Europe/Tirane
  • Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet pjesën jugore të Iranit

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Gjysmëhënës së Kuqe të provincës Fars të Iranit raportoi një tërmet prej 5.2 të shkallës Rihter në këtë provincë.

Zyra për informim e Organizatës së Gjysmëhënës së Kuqe në provincën Fars të Iranit njoftoi se Husejn Darvishi, drejtor i përgjithshëm i Organizatës së Gjysmëhënës së Kuqe të provincës Fars në Iran, duke konfirmuar se ky tërmet ka ndodhur sot (e martë) në qytetin Daraz në zonën e ndarjes territoriale midis provincave Fars dhe Hormozgan, tha se ky tërmet ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.

Darvishi shtoi se në vendin e tërmetit janë dërguar tre ekipe kërkimore për të vëzhguar situatën dhe dëmet e mundshme.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Gjysmëhënës së Kuqe të provincës Fars të Iranit deklaroi se operacionet e kërkimit dhe vlerësimit janë duke vazhduar dhe do të orët në vazhdim do të jepen informacione shtesë nëse janë shkaktuar dëme.