Amerika e përjashtoi nga sanksionet Radion dhe Televizionin e Iranit
(last modified Fri, 24 Feb 2023 17:57:42 GMT )
Shkurt 24, 2023 18:57 Europe/Tirane
  • Amerika e përjashtoi nga sanksionet Radion dhe Televizionin e Iranit

Presidenti amerikan Joe Biden hoqi dorë nga sanksionet kundër Radio-Televizionit të Iranit.

Sipas Reuters, duke iu referuar një njoftimi jopublik dërguar Kongresit Amerikan, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken hoqi dorë nga sanksionet ndaj Radio-Televizionit të Republikës Islamike të Iranit më 15 shkurt. Sipas zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ky përjashtim është propozuar nga ana e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së dhe në bazë të interesave të sigurisë kombëtare të këtij vendi. Ky përjashtim lejon Radio-Televizionin iranian të kryejë transaksionet e tij financiare dhe ky vendim merret më pak se një muaj pas zgjatjes së përjashtimit të sanksioneve nga administrata Biden për bashkëpunimin bërthamor midis Iranit dhe Rusisë. Përjashtimi nga sanksionet do të përfshinte përjashtime për ata që bëjnë biznes me Radio-Televizionin, duke i dhënë atij akses në infrastrukturën globale të telekomunikacionit. Sipas informacionit, këto raste përfshijnë "transaksione që lidhen me ofrimin e shërbimeve të lidhjes tokësore dhe lidhjeve me fibër optike jashtë Iranit" si dhe transaksione të ndryshme të menaxhimit satelitor. Shërbimet administrative për përfitimin e transmetimit lejohen gjithashtu si pjesë e përjashtimi. Ai përfshin shërbime "të nevojshme për të vendosur dhe ruajtur lidhjen tokësore dhe satelitore." Vendimi i administratës Biden për të ribotuar heqjet vjen pasi administrata Obama hoqi sanksionet kundër Radios dhe Televizionit të Republikës Islamike të Iranit. Dje gazeta angleze The Telegraph në një raport shkruante se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të pengojnë britanikët të ndërmarrin veprime kundër Gardës Revolucionare të Iranit për t'i hapur rrugën negociatave.