Prezantohet raketa më e re e Iranit me rreze veprimi 1650 km
(last modified Sat, 25 Feb 2023 07:04:52 GMT )
Shkurt 25, 2023 08:04 Europe/Tirane
  • Prezantohet raketa më e re e Iranit me rreze veprimi 1650 km

Raketa Paveh, është raketa më e re e Iranit me bazë tokësore me rreze veprimi 1650 km.Kjo raketë u prodhua dhe u prezantua nga Forcat Ajrore të Gardës Revolucionare Islamike.

Gjeneral brigade Ali Haxhizade, komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, deklaroi se raketa cruise Paveh është raketa më e re e Iranit me bazë tokësore e prodhuar nga kjo forcë. Somar, Hoveizeh dhe Talaieh (Abu Mehdi) janë ndër raketat cruise me bazë tokësore të Iranit, të cilave tani i është shtuar edhe raketa Paveh.  Gjeneral Haxhizade theksoi se forcat e armatosura iraniane mund të synojnë flotën detare amerikane dhe aeroplanmbajtëset e tyre në një distancë prej 2000 kilometrash. Komandanti i Forcave Ajrore të IRGC-së deklaroi se armiku kurrë nuk do të jetë në gjendje të ndërtojë një sistemin të mbrojtjes raketore anti-balistike të Iranit. Shpejtësia e kësaj rakete është më shumë se 12-13 Mach (njësia e matjes së shpejtësisë së zërit) dhe është e aftë të manovrojë jashtë atmosferës.