Gjeneral Salami: Zhvillojnë raketat Cruis supersonike
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi: "Ne do të vazhdojmë zhvillimin e raketave Cruis supersonike".
Raketa "Pave" është raketa më e re Cruis me bazë tokësore e Iranit e cila ka rreze veprimi 1650 kilometra dhe është prodhuar dhe prezantuar sot nga forcat ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.
Doktrina mbrojtëse e Iranit është ndërtuar mbi parimin e zhvillimit të armëve parandaluese. Për të krijuar një fuqi të vërtetë parandaluese, është e domosdoshme posedimi i kapaciteteve ushtarake dhe i armatimeve me kredibilitet dhe posedimin e forcave të armatosura të fuqishme dhe të pajisura.
Gjeneral-brigade Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, duke theksuar zhvillimin e raketave Cruis, deklaroi: "Raketat Cruis pasi që lëvizin në nivelin e tokës, ato janë sikur një zog me krah të palëvizshëm dhe zakonisht nuk kanë shpejtësi të lartë, mirëpo në llojin supersonik, këto raketa zhvillohen me kapacitete më të larta".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Husejn Salami gjatë një takimi në Teheran, vuri në dukje dështimet e njëpasnjëshme të amerikanëve përball popullit të Iranit dhe shtoi: "Amerikanët pasi pësuan disfatë në fushëbetejën e luftës, po përdorin të gjithë kapitalin e tyre strategjik kundër Iranit".
Gjeneral Salami në vazhdim tha se thellësi e strategjisë së Republikës Islamike të Iranit është shtrirë deri në Detin Mesdhe dhe në Detin e Kuq dhe shtoi: "Sot ne jemi në Detin Mesdhe dhe në Detin e Kuq dhe e kemi ndarë armikun. Armiku u detyrua të shpenzojë mbi 7 miliardë dollarë për t'u përballur me Iranin. Armiku nuk e kupton forcën e logjikës, do të thotë përveç gjuhës së forcës, nuk mund të flasësh ndryshe me fuqitë hegjemoniste dhe arrogante".