Të rinjtë iranianë shkëlqejnë në konkursin e shpikësve në Kuvajt
(last modified Sun, 26 Feb 2023 14:56:30 GMT )
Shkurt 26, 2023 15:56 Europe/Tirane
  • Të rinjtë iranianë shkëlqejnë në konkursin e shpikësve në Kuvajt

Një vëlla e motër iranianë ishin pjesëmarrësit më të rinj në Festivalin e 13-të Ndërkombëtar të Shpikjeve të Lindjes së Mesme në Kuvajt (IIFME) të cilët fituan medaljen e argjendtë të këtij festivali.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se 15-vjeçarja Elina Islami dhe 13-vjeçari Kesra Islami ishin pjesëmarrësit më të rinj në mesin e më shumë se 160 pjesëmarrësve nga 40 vende të pranishëm në Festivalin e 13-të Ndërkombëtar të Shpikjeve, i cili u mbajt në bashkëpunim me IIFA dhe Organizatës Nadi AL-Ilmi të Kuvajtit.

Të frymëzuar nga puna e babait të tyre dhe në përpjekje për të zgjidhur një problem që po shkaktonte humbje kapitali dhe kohë, këta vëlla e motër iraniane krijuan një revolucion në industrinë e derdhjes se metaleve të shkrira (diecasting) dhe ata i referohen asaj si "diecasting smart".

Këta vëlla e motër iranianë janë anëtarë të Federatës Ndërkombëtare të Shpikësve (IFIA) dhe kanë titullin e shpikësit (INV).

Ky titull u jepet vetëm shpikësve nga bota, shpikjet e të cilëve bazohen në tre tregues të përfitimit për njerëzimin, veprim të menduar dhe inovacion në shpikje.

Pas këtij suksesi, këta vëlla e motër iranianë e regjistruan shpikjen e tyre në nivel botëror dhe vendosën të marrin pjesë në garat ndërkombëtare të shpikjeve dhe shpikësit që mbahen në vende të ndryshme nën mbikëqyrjen e Federatës Ndërkombëtare të Shpikësve (IFIA) dhe Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale ( WIPO).