Festivali ndërkombëtar "Kharezmi" prezanton të zgjedhurit e vet
Të zgjedhurit e festivalit ndërkombëtar "Kharezmi" gjatë një ceremonie në prani të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, ka prezantuar dhe vlerësuar hulumtuesit më të mirë.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se ceremonia e prezantimit dhe vlerësimit të hulumtuesve të zgjedhur të festivalit ndërkombëtar "Kharezmi" u zhvillua sot (të martën) në Teheran me pjesëmarrjen e Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Iranit, Muhamed Ali Zulfigol, ministrit të shkencave, hulumtimeve dhe teknologjisë së Iranit, Hasan Zamanian, kryetarit të Organizatës për Hulumtime Shkencore dhe Industriale të Iranit dhe disa rektorë të universiteteve dhe drejtues të qendrave hulumtuese dhe hulumtuesit më të mirë shkencorë.
Festivali ndërkombëtar "Kharezmi" i cili është themeluar që nga viti 1988 nga Organizata e Hulumtimeve Shkencore dhe Industriale të Iranit, është një program konstruktiv për identifikimin dhe vlerësimin e projekteve shkencore dhe industriale kombëtare dhe për vlerësimin e hulumtuesve dhe shpikësve të cilët me shkencën dhe aftësitë e tyre shkencore luajnë një rol të rëndësishëm në stabilitetin dhe sigurinë e botës së sotme.