Vazhdon ndihma e Iranit për viktimat e tërmetit në Siri
(last modified Wed, 01 Mar 2023 09:02:20 GMT )
Mars 01, 2023 10:02 Europe/Tirane
  • Vazhdon ndihma e Iranit për viktimat e tërmetit në Siri

Avioni i 14-të i ndihmave humanitare të Republikës Islamike të Iranit për njerëzit e prekur nga tërmeti në Siri u ul të martën në aeroportin e qytetit të Alepos në veriperëndim të Sirisë.

Më 6 shkurt dy tërmete me magnitudë 7.5 dhe 7.8 ballë kanë tronditur rajonet jugore të Turqisë dhe Sirinë, si pasojë e të cilëve më shumë se 44 mijë persona kanë humbur jetën në Turqi dhe rreth 7 mijë në Siri. Sipas IRNA; Selman Navab Nouri, konsulli i përgjithshëm i Republikës Islamike të Iranit në Aleppo, deklaroi se deri më tani 407 ton ndihma humanitare nga Republika Islamike e Iranit për njerëzit e prekur nga tërmeti në Siri, janë transportuar me 14 avionë në tre aeroporte të këtij vendi dhe u janë dorëzuar autoriteteve siriane. Ai bëri të ditur se ngarkesa e këtij aeroplani përfshin ushqime dhe qumësht pluhur. Para kësaj, tre dërgesa me ndihma humanitare nga Republika Islamike e Iranit u dërguan në Damask, tre dërgesa u dërguan në Latakia dhe shtatë ngarkesa të tjera u dërguan në Alepo.

Tags