Eslami: Dosja e çështjeve të diskutueshme mes Iranit dhe ANEA është mbyllur
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i140522-eslami_dosja_e_çështjeve_të_diskutueshme_mes_iranit_dhe_anea_është_mbyllur
Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit ka theksuar se dosja e çështjeve të diskutueshme mes Iranit dhe ANEA-s është mbyllur.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 01, 2023 15:41 Europe/Tirane
  • Eslami: Dosja e çështjeve të diskutueshme mes Iranit dhe ANEA është mbyllur

Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit ka theksuar se dosja e çështjeve të diskutueshme mes Iranit dhe ANEA-s është mbyllur.

Muhamed Eslami, kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, pas mbledhjes së qeverisë, në lidhje me zhvillimet më të fundit në procesin e bashkëpunimit të Iranit me ANEA, vuri në dukje zgjedhjen e çështjeve të diskutueshme në dosjen atomike dhe tha: "Disa çështje në bazë të të cilave pretendohej mospërputhja e centrifugave ose ekzistenca e uraniumit të padeklaruar, tanimë është zgjidhur dhe pas ekspertizave të kryera, kjo dosje është mbyllur, është finalizuar dhe është qartësuar se nuk ekziston kurrfarë devijimi në programin atomik të Iranit".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Eslami shtoi: "Kontaktet me drejtorin e përgjithshëm të ANEA dhe me drejtuesit e ANEA-s janë duke u zhvilluar dhe disa delegacione të ANEA  kanë ardhur në Teheran dhe pas shqyrtimeve janë zgjidhur çështjet në bazë të të cilave pretendohet mospërputhja e numrit të centrifugave ose ekzistenca e uraniumit të padeklaruar dhe dosja është mbyllur pas shqyrtimeve të bëra dhe është finalizuar si dhe është përcaktuara se nuk ekziston kurrfarë devijimi në programin atomik".

Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit gjithashtu tha: "Arsyeja e marrëveshjes bërthamore është pikërisht këto akuza të cilat përsëritet për më 20 vite me radhë dhe negociatat janë shndërruar në dokumentin e marrëveshjes bërthamore".

Muhamed Eslami në lidhje me vizitën e ardhshme të Rafael Grosi në Teheran, theksoi: "Kjo vizitë mund të jetë një zgjidhje për negociatat e marrëveshjes bërthamore, mirëpo ne nuk pranojmë çështje të pazakonshme të cilat kryesisht janë politike dhe paraqiten vetëm për të ushtruar presion".