Përfundon manovra ushtarake "Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 1401"
(last modified Wed, 01 Mar 2023 14:56:19 GMT )
Mars 01, 2023 15:56 Europe/Tirane
  • Përfundon manovra ushtarake

Komandanti i manovrës së përbashkët dhe të specializuar të mbrojtjes kundërajrore "Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 1401" ka njoftuar përfundimin e kësaj manovre ushtarake.

Manovra "Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 1401" është zhvilluar në gati dy të tretat e hapësirës qiellore të Iranit, do të thotë në një hapësirë mbi një milion kilometër katror.

Gjeneral Amir Ghader Rahimzade, komandanti i manovrës së përbashkët dhe të specializuar të mbrojtjes ajrore "Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 1401", duke deklaruar përfundimin e kësaj manovre, ka thënë: "Armiqtë duhet ta dinë se sigurimi i interesave kombëtare dhe garantimi i sigurisë së vendit dhe sigurisë së detit, tokës dhe qiellit është vijë e kuqe e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit".

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se komandanti i manovrës së përbashkët të specializuar "Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 1401" në lidhje me procesin e zhvillimit të kësaj manovre, tha se vlerësimet tregojnë një sukses dhe precizitet të lartë në projektimin dhe prodhimin e sistemeve vendore të mbrojtjes ajrore të Iranit, ndërsa shtoi: "Të gjitha sistemet të cilat janë përdorur në këtë manovër ushtarake, duke përfshirë sistemet e radarit, sistemet raketore dhe sistemet e luftës elektronike, të gjitha janë prodhuar nga ekspertët dhe specialistët e Iranit".

Gjeneral Amir Ghader Rahimzade shtoi: "Lidhja komunikuese e qëndrueshme dhe disa shtresash në këtë manovër ushtarake është bërë shkak që sulmet kibernetike të forcave armiqësore të mos jenë të efektshme dhe përgjatë gjithë manovrës është garantuar lidhje komunikimi e sigurt, e qëndrueshëm dhe disa shtresash. Kjo manovër ushtarake përmban një mesazh të veçantë për armiqtë dhe ai është ky që ata duhet ta dinë se forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit duke u mbështetur në kapacitetet e shkencëtarëve dhe specialistëve iranianë dhe pasur në dispozicion luftëtarë të denjë dhe të zotuar për atdheun e vet, janë duke kryer misionet e veta dhe kanë këtë gatishmëri që ta mbrojnë hapësirën qiellore të Iranit në përmasa gjithëpërfshirëse".