Rafael Grosi arrin në Teheran
Drejtori i përgjithshëm i ANEA sot (të premten) ka arritur për një vizitë në Teheran për t'u takuar me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Rafael Grosi, drejtori i përgjithshëm i ANEA, pas arritjes në Teheran, është pritur zyrtarisht nga Behruz Kamalvandi, sekretari për çështje ndërkombëtare i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit.
Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, së fundi, në një intervistë me kanalin televiziv CNN të Amerikës, ka thënë: "Marrëdhëniet e Iranit me ANEA janë në rrugën e drejtë dhe të natyrshme. Teherani zyrtar nëpërmjet ndërmjetësuesve, në mënyrë të qartë u ka deklaruar amerikanëve se vazhdon të jetë në rrugën e marrëveshjes".