Kanani: Londra përhap 'lajme të rreme' për konfiskimin e armëve në Jemen
(last modified Fri, 03 Mar 2023 19:08:18 GMT )
Mars 03, 2023 20:08 Europe/Tirane
  • Kanani: Londra përhap 'lajme të rreme' për konfiskimin e armëve në Jemen

Irani ka hedhur poshtë pretendimet e Marinës Britanike se gjatë një operacioni të përbashkët me forcat amerikane ka sekuestruar një anije që kontrabandonte armë iraniane, përfshirë raketa anti-tank, në brigjet e Gjirit të Omanit.

"Vendet që kanë shkaktuar vdekjen e popullit jemenas dhe shkatërrimin e Jemenit duke dërguar miliarda dollarë armë në koalicionin agresor të udhëhequr nga Arabia Saudite nuk mund të justifikohen duke ia hedhur fajin të tjerëve," tha të premten (3 mars) Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Naser Kanani. Ai shtoi se vendet kryesore luftënxitëse dhe eksportuesit më të mëdhenj të armëve dhe pajisjeve në zonat kritike të botës "bëjnë pretendime të rreme dhe përhapin lajme të rreme" për të mashtruar opinionin publik global. Zëdhënësi i diplomacisë iraniane u bëri thirrje këtyre vendeve që t'u japin fund qasjeve të tyre "oportuniste" ndaj luftës së zhvilluar nga Arabia Saudite në Jemen, në vend që të shmangen nga përgjegjësia e tyre në "luftën e imponuar ndaj popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Jemenit".

 

Tags