Eslami: Marrëdhëniet e ANEA-s me Iranin duhet të krijojnë mirëbesim
Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit theksoi se marrëdhëniet e ANEA me Iranin duhet të krijojnë mirëbesimin e duhur për vazhdimin e bashkëpunimit.
Sot u zhvillua konferenca e përbashkët për shtyp mes Rafael Grosi dhe Muhamed Eslami në të cilën ishin të pranishëm gazetarë iranianë dhe të huaj.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Muhamed Eslami, kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, në këtë konferencë të përbashkët me Rafael Grosi, drejtorin e përgjithshëm të ANEA, duke theksuar në këtë se kontaktet dhe vizitat dhe raportet e ANEA-s duhet të jenë në atë mënyrë që të krijojnë gjithnjë mirëbesim, tha: "ANEA duhet të ketë aftësi t'i kryejë detyrat e saj në lidhje me programin atomik të Iranit brenda kornizës së kritereve dhe standardeve të sigurisë dhe të japë garanci për këtë".
Kryetari i Agjencisë Atomike të Iranit shtoi: "Në javën e kaluar, ne kemi zhvilluar konferencën e 20-të atomike e cila është organizuar në nivel kombëtar në Universitetin Shehid Beheshti në Teheran dhe ditën e kaluar (të premten) kemi rënë dakord se që nga sesioni i 30-të e tutje kjo konferencë të organizohet në nivel ndërkombëtar me pjesëmarrjen e ANEA dhe nga njëra anë do të jetë prezantimi i drejtë i programit atomik të Iranit dhe nga njëra anë do të prezantohen potencialet e shkencëtarëve dhe qendrave shkencore dhe hulumtuese të Republikës Islamike të Iranit. Natën e kaluar numri i femrave hulumtuese iraniane në fushën e energjisë atomike që morën pjesë në darkën e punës ka habitur jashtëzakonisht Rafael Grosi për arsye se kjo tregoi se sa shumë femra iraniane luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e energjisë atomike në Iran".
Kryetari i Agjencisë Atomike të Iranit ka theksuar se bashkëpunimi i Republikës Islamike të Iranit me ANEA do të vazhdojë.