Amir Abdulahjan takohet me Rafael Grosin
Ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare Atomike kanë zhvilluar një takim në Teheran.
Rafael Grosi, drejtori i përgjithshëm i ANEA-s, ditën e premte ka arritur për një vizitë në Teheran për t'u takuar dhe biseduar me funksionarët e lartë të Republikës Islamike të Iranit.
Rafael Grosi, drejtori i përgjithshëm i ANEA, sot paradite është takuar me Muhamed Eslami, kryetarin e Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit dhe më pas të dy palët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Rafael Grosi në vazhdim të takimeve të tij në Teheran, sot është takuar edhe me Husejn Amir Abdulahjan, ministrin e punëve të jashtme të Iranit.