Fillon fushata për mbjelljen e një miliardë pemëve në Iran
Fushata për mbjelljen e një miliardë pemëve ka filluar sot në mbarë Iranin gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e presidentit të Republikës Islamike të Iranit.
Në kalendarin iranian data 15 deri më 22 esfand që përkon me 6 deri 13 mars, është emëruar si java e burimeve natyrore që dita e parë e kësaj jave është shënuar sot me 6 mars.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se fushata e mbjelljes së pemëve në mënyrë simbolike ka filluar me pjesëmarrjen e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në shoqërim me ministrin e bujqësisë, kryebashkiakun e Teheranit dhe deputet të këshillit të Teheranit në Kopshtin Kombëtar të Botanikës.
Fushata e mbjelljes së një miliard pemëve është një plan katër vjeçar në Iran gjatë të cilit për çdo vit prodhohen 250 milionë fidanë dhe pastaj mbillen ato në bashkëpunim me qytetarët në rajone të caktuara të Iranit.