Amir Abdulahjan: Nuk do të largohemi nga tryeza e bisedimeve
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Republika Islamike e Iranit është e vendosur në rrugën e diplomacisë dhe dialogut dhe duke mbrojtur interesat kombëtare, do të vazhdojmë përpjekjet tona për t'i çuar në përfundim negociatat".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e martë në konferencën "Diplomacia e rezistencës: memorial për të ndjerin Husejn Shejkhul-Islam" në Teheran, duke theksuar në këtë se Irani është i vendosur në rrugën e diplomacisë dhe dialogut dhe nuk do të largohet nga tryeza e bisedimeve, deklaroi: "U kemi thënë në mënyrë të qartë palëve amerikane dhe palëve perëndimore se respektimi i vijave të kuqe, garantimi i interesave kombëtare dhe njëkohësisht arritja në një marrëveshje që të gjitha palët do të tregojnë në veprim zotimet e veta në kuadër të saj, është në qendër të politikës serioze të Iranit".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit shtoi: "Ne në jemi të zotuar në rrugën e pavarësisë politike duke theksuar në moton "jo perëndimor, jo lindor", mirëpo njëkohësisht me këtë po ndjekim marrëdhëniet tona të jashtme me Lindjen dhe Perëndimin e botës dhe ne jemi në çdo vend ku ekzistojnë interesa të caktuara për popullin e Iranit. Nuk tërhiqemi nga çështja e Palestinës dhe as nga rezistenca. Grat dhe fëmijët e shpërngulur të Ukrainës, Afganistanit, Jemenit dhe Palestinës janë dhimbja jonë e përbashkët dhe ne jemi kundër luftës, prandaj në konfliktin e Ukrainës nuk kemi ndihmuar dhe nuk ndihmojmë asnjërën palë të përfshirë në konflikt".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu tha: "Ne besojmë se të gjitha problemet në nivel rajonal dhe të gjitha sfidat mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut, bisedimeve dhe marrëveshjeve dhe jo nëpërmjet luftës e cila është një rrugë e gabuar, e padrejtë dhe e paefektshme. Prandaj, jemi optimist që paqja, siguria dhe progresi do të sundojnë në rajon dhe në botë".
Konferenca "Diplomacia e rezistencës: memorial i të ndjerit Shejkhul-Islam" u zhvillua sot në Teheran me pjesëmarrjen e Husejn Amir Abdulahjan, ministrit të punëve të jashtme të Iranit dhe të disa ambasadorëve të akredituar në Teheran. Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe Ali Akbar Salehi, Manuçehr Motaki, ish-ministrat e jashtëm të Iranit, si dhe ambasadorë të disa vendeve islame në Teheran. Vlen të theksohet se Husejn Shejkhul-Islam ishte një prej diplomatëve me eksperiencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i cili ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare më 5 mars të vitit 2020 nga virusi Corona.