Mars 19, 2023 07:57 Europe/Tirane
  • Iraku, destinacioni i radhës i Shamkhani

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, pas Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, do të udhëtojë në Irak.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Iraku, si partneri i dytë tregtar i Iranit, është destinacioni i radhës i udhëtimit të Admiral Shamkhani, pas Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Ruajtja dhe promovimi i i volumit prej më shumë se 10 miliardë dollarëve në tregtinë me Irakun kërkon zgjidhjen e disa sfidave të sigurisë të vendosura në marrëdhëniet mes dy vendeve, përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve ekonomike dhe lehtësimin e bashkëpunimit bankar. Shamkhani pak ditë më parë, pas vizitës në Kinë ku nënshkroi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Arabisë Saudite, udhëtoi për në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u takua dhe u konsultua me zyrtarë të lartë të vendit.

 

Tags