Një tërmet me magnitudë pesë ballë ka ndodhur në Iranin verior
Një tërmet me magnitudë pesë ballë të shkallës Rihter ka lëkundur qytetin Anbaralum në provincën Golestan, në veri të Iranit, pasditën e së mërkurës.
Sipas Qendrës Sizmografike të Institutit Gjeofizikë të Universitetit të Teheranit, ky tërmet ka ndodhur në një thellësi prej 22 kilometrash në tokë.
Intensiteti i këtij tërmeti ishte deri në atë masë saqë e ndjenë edhe banorët e qyteteve perëndimore të Golestanit dhe Mazandaranit lindor të Iranit.
Departamenti i Përgjithshëm i Menaxhimit të Krizave të Provincës Golestan njoftoi se deri më tani nuk është raportuar për dëme të mundshme.
Qyteti i Anbaralum ndodhet 50 kilometra në veri të Gorganit dhe 25 kilometra në verilindje të Agh Ghola, dhe për sa i përket ndarjeve të vendit të Iranit, ai i përket rrethit Agh Ghola.