Irani i kërkon Francës të respektojë të drejtat e njeriut
Irani i ka kërkuar qeverisë franceze të respektojë të drejtat e njeriut dhe të shmangë dhunën kundër protestuesve paqësorë.
Në një postim në gjuhën frënge në llogarinë e tij në Twitter të premten, ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian dënoi ashpër shtypjen e dhunshme të demonstratave paqësore të popullit francez. “Ne i bëjmë thirrje qeverisë franceze që të respektojë të drejtat e njeriut dhe të shmangë përdorimin e forcës kundër popullit të vendit të saj, të cilët po ndjekin kërkesat e tyre në mënyrë paqësore”, shkroi kryediplomati iranian në Twitter. Edhe Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane ju drejtua zyrtarëve francezë dhe tha: Në vend që të krijoni kaos në vendet e tjera, dëgjoni zërin e popullit tuaj dhe shmangni dhunën ndaj tyre. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme më herët kishte thënë: Vazhdimi i protestave në Francë dhe dhuna e policisë ndaj protestuesve nuk vihet re nga pretenduesit e të drejtave të njeriut në Uashington dhe kryeqytetet evropiane, sepse ata gjithmonë shikojnë drejt vendeve të tjera. Një numër i madh njerëzish kanë marrë pjesë në demonstratat në të gjithë Francën mbi legjislacionin për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64. Sipas ministrit të brendshëm Gerald Darmanin, gjithsej 457 persona u arrestuan dhe 441 forca të sigurisë u plagosën. Ai tha se 903 zjarre u ndezën në rrugët e Parisit në ditën më të dhunshme të protestave që nga janari.