Gjeneral Pakpour: Duke zhvilluar sigurinë, ne kërkojmë prosperitet ekonomik në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i141706-gjeneral_pakpour_duke_zhvilluar_sigurinë_ne_kërkojmë_prosperitet_ekonomik_në_rajon
Komandanti i forcave tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se vija jonë e kuqe është siguria e qytetarëve dhe theksoi: "Ne synojmë prosperitet ekonomik në rajon me zhvillimin e sigurisë në të gjitha çështjet".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 28, 2023 13:48 Europe/Tirane
  • Gjeneral Pakpour: Duke zhvilluar sigurinë, ne kërkojmë prosperitet ekonomik në rajon

Komandanti i forcave tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se vija jonë e kuqe është siguria e qytetarëve dhe theksoi: "Ne synojmë prosperitet ekonomik në rajon me zhvillimin e sigurisë në të gjitha çështjet".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjenerali Muhamed Pakpour, komandanti i forcave tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, të hënën në mbrëmje në konferencën e parisë së fiseve, dijetarëve dhe personaliteteve me ndikim të provincës Sistan-Baluchistan të Iranit, deklaroi: "Përpjekjet e armiqve kanë për qëllim të krijojnë pasiguri dhe problemet ekonomike nuk duhet të jenë shkak i pasigurisë nga keqbërësit".

Komandanti i forcave tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu duke thëthënë se në trazirat dhe protestat e fundit disa njerëz janë zhytur iluzione dhe llogaritje të gabuara, deklaroi: "Amerika dhe regjimi sionist janë shumë të kënaqur me luftën fetare mes myslimanëve, sepse interesat e tyre sigurohen vetëm në këtë mënyrë".

Gjeneral Pakpour duke vënë në dukje faktin se qëllimi i nisjes së luftërave fetare është devijimi i luftës kundër regjimit sionist, theksoi: "Misioni ynë mbrojtës dikton që përveç sigurisë; ndjekja e zgjidhjes së problemeve ekonomike dhe sociale të rajonit është prioritet i madh".