Amir Abdollahian: JCPOA është një nga temat e negociatave me Rusinë
Ministri i Jashtëm i Iranit tha se me Ministrin e Jashtëm rus do të diskutojë për JCPOA.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Studentëve të Iranit (ISNA), Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, i cili ka udhëtuar në Rusi, të martën në mbrëmje pas mbërritjes së tij në Moskë gazetarëve u tha: "Dera e negociatave bërthamore të Iranit, të njohura si JCPOA, është ende e hapur dhe një nga temat e bisedimeve me Sergei Lavrov, ministrin e Jashtëm të Rusisë, do të jetë JCPOA dhe kthimi i palëve në angazhimet e tyre. Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi: Rusia luajti një rol të rëndësishëm në raundin e ri të bisedimeve ndërmjet Iranit dhe 4+1 që zgjati për disa muaj në Vjenë. Amir Abdollahian lidhur me shqetësimin e SHBA-së për bashkëpunimin e mbrojtjes mes Rusisë dhe Iranit, iu referua pretendimit të "Wall Street Journal" për marrjen e pajisjeve vëzhguese dhe kibernetike nga Rusia në këmbim të dërgimit të dronëve nga Irani në atë vend dhe shtoi se Teherani dhe Moska vazhdojnë bashkëpunimin që nuk është kundër asnjërës palë. Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit në vlerësimin e marrëdhënieve ndërmjet Iranit dhe Rusisë u shpreh: Shumë çështje në fusha të ndryshme që u përkasin marrëdhënieve mes dy vendeve janë aktivizuar plotësisht dhe të dyja palët janë të kënaqura me ecurinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me interes të të dy kombeve.