Amir Abdulahjan u takua dhe bisedoi me Sergei Lavrov
(last modified Wed, 29 Mar 2023 14:39:48 GMT )
Mars 29, 2023 16:39 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan u takua dhe bisedoi me Sergei Lavrov

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Rusisë u takuan dhe diskutuan çështjet më të rëndësishme dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, i cili në krye të një delegacioni, ka udhëtuar për një vizitë në Moskë sot (e mërkurë) është takuar me me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov me të cilin ka biseduar dhe shkëmbyer mendime për çështje që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe dhe me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Të martën në mbrëmje, pas mbërritjes së tij në Moskë, Amir Abdulahjan u tha gazetarëve se me Lavrov do të diskutojë për marrëveshjen bërthamore dhe çështjet përkatëse me marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit tha gjithashtu se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Iranit dhe Rusisë nuk do të jetë kundër asnjërës palë dhe deklaroi: "Vëllimi i tregtisë mes dy vendeve në një vit e gjysmë është trefishuar".