Amir Abdulahjan: Bashkëpunimi mes Iranit dhe ANEA është në vazhdim
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se bashkëpunimi mes Iranit dhe ANEA dhe vazhdon dhe gjithashtu po vazhdojnë bisedimet për kthimin e të gjitha palëve në zbatimin e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv Al-Jazeera, ka thënë: "Qeveria e Iranit që nga fillimi ka vazhduar një punë serioze me qëllim arritjen e një marrëveshje dhe kthimin e të gjitha palëve në zbatimin e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe për javë e muaj ka zhvilluar negociata me Grupin 4+1 në Vjenë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërsa me përfaqësuesin e Amerikës në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ka shkëmbyer mesazhe".
Amir Abdulahjan duke thënë se në trazirat e vjeshtës së vitit të kaluar, disa shtete perëndimore duke përfshirë Amerikën, me ndërhyrjet e tyre kanë bërë gabime të dukshme, shtoi: "Me fillimin e trazirave dhe ndërhyrjet e jashtme në vjeshtën e vitit të kaluar në disa qytete të Iranit, ka vazhduar shkëmbimi i mesazheve në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por në mënyrë aktive mes Iranit dhe Amerikës me qëllim heqjen e sanksioneve. Ne besojmë se diplomacia është rrugë e përshtatshme për zgjidhjen e çështjes atomike të Iranit dhe negociatat e Iranit dhe ANEA-s po zhvillohen në nivelin teknik".
Shefi i diplomacisë iraniane në lidhje me vizitën e fundit të përfaqësuesit speciale të sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Jemenit në Teheran, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka luajtur një rol konstruktiv për të ndihmuar vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe natyrisht lufta kundër terrorizmit konsiderohet prej dimensioneve të rolit konstruktiv të Iranit në rajon. Në këto rrethana, mbështetja e Iranit ndaj dialogut politik në rajon është në krye të prioriteteve serioze të qeverisë së Iranit".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu duke mirëpritur zhvillimin e bisedimeve katërpalëshe në nivele të ndryshme për mënjanimin e keqkuptimeve dhe zgjidhjen e problemeve mes Sirisë dhe Turqisë, u shpreh optimist se së shpejti do të fillojë raundi i parë i bisedimeve politike në nivel të zv/ministrave të punëve të jashtme të Iranit, Sirisë, Turqisë dhe Rusisë.