Sot është Dita e Republikës Islamike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i141862-sot_është_dita_e_republikës_islamike_të_iranit
Sot më 12 farvardin të kalendarit iranian që përkon me 1 prill, është Dita e Republikës Islamike të Iranit, që pasqyron vullnetin e popullit të Iranit për realizimin e dinjitetit islamik dhe përcaktimin e fatit të këtij vendit na vetë populli revolucionar i Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 01, 2023 16:33 Europe/Tirane
  • Sot është Dita e Republikës Islamike të Iranit

Sot më 12 farvardin të kalendarit iranian që përkon me 1 prill, është Dita e Republikës Islamike të Iranit, që pasqyron vullnetin e popullit të Iranit për realizimin e dinjitetit islamik dhe përcaktimin e fatit të këtij vendit na vetë populli revolucionar i Iranit.

Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit nën udhëheqjen e Imam Khomejnit (ra), në vitin 1979 u zhvillua referendumi për përcaktimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike anë e mbanë Iranit. Në bazë të rezultateve përfundimtare të këtij referendumi të cilat u publikuan më 12 farvardin të vitit 1358 të kalendarit iranian që përkoi me 1 prill të vitit 1979, mbi 98% e pjesëmarrësve në këtë referendum kanë votuar pro vendosjes së sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Për këtë arsye, kjo datë në Iran festohet si Dita e Republikës Islamike të Iranit