Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Francës në Pekin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i142168-takimi_i_ministrave_të_jashtëm_të_iranit_dhe_francës_në_pekin
Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Francës janë takuan dhe kanë biseduar në Pekin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 07, 2023 17:15 Europe/Tirane
  • Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Francës në Pekin

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Francës janë takuan dhe kanë biseduar në Pekin.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan dhe ministrja e punëve të jashtme franceze Catherine Colonna janë takuar dhe kanë biseduar me njëri-tjetrin mbrëmë (e enjte) në Pekin, duke përfituar nga prania e njëkohshme e delegacioneve të larta të dy vendeve në Kinë.

Në këtë takim, ata diskutuan dhe shkëmbyen mendime për çështje të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe si dhe çështje të interesit të përbashkët rajonal dhe ndërkombëtar.

Në këtë takim u shtruan dhe u diskutuan edhe disa çështje konsullore.

Ministrat e jashtëm të dy vendeve theksuan gjithashtu nevojën për respekt të ndërsjellë dhe vazhdimin e dialogut të përbashkët.