Prill 12, 2023 11:27 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian shprehu shqetësimin e tij për situatën aktuale në Palestinë

Ministri i Jashtëm Husein Amir Abdollahian, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kodsit, i dërgoi mesazhe të veçanta Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe Hossein Ebrahim Taha, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ku shprehu thellësisht shqetësimin e tij të madh për situatën aktuale në Palestinë, situatë që ka lindur si rezultat i veprimeve kriminale të regjimit sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, në këto mesazhe, Husein Amir Abdollahian përmendi disa nga veprimet kriminale të regjimit sionist kundër kombit palestinez, duke përfshirë vrasjet dhe arrestimin e njerëzve dhe shkatërrimin e pronave të tyre, veprime që janë në kundërshtim me parimet dhe standardet e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut. Ai tha: Republika Islamike e Iranit dënon aktet e dhunës dhe brutalitetin e regjimit izraelit kundër popullit palestinez dhe privimin e të drejtave të tij të qenësishme. Në një pjesë tjetër të këtyre letrave, kreu i shërbimit diplomatik të Iranit vuri në dukje abuzimin e regjimit sionist me preokupimin e opinionit publik botëror për luftën e Ukrainës dhe kritikoi heshtjen dhe mosveprimin e institucioneve të të drejtave të njeriut si dhe të vendeve që pretendojnë për të drejtat e njeriut në lidhje me intensifikimin e veprimeve çnjerëzore të regjimit në fjalë kundër kombit palestinez dhe theksoi nevojën e veprimit të menjëhershëm dhe efektiv nga bashkësia ndërkombëtare dhe qeveritë islame në mbështetje të popullit të shtypur palestinez. Ai gjithashtu kërkoi ndalimin e krimeve të përditshme të sionistëve si dhe rishikimin urgjent të situatës aktuale të Palestinës në Kombet e Bashkuara, Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe institucionet e tjera përgjegjëse ndërkombëtare. Amir Abdollahian më tej tha se vendosja e paqes së qëndrueshme dhe e drejtë në rajon mund të arrihet vetëm nëpërmjet heqjes së plotë të pushtimit të Palestinës, kthimit të të gjithë refugjatëve palestinezë në atdheun e tyre dhe përcaktimit të sistemit të ardhshëm të Palestinës përmes mbajtjes së një referendumi publike dhe të lirë me praninë e të gjithë banorëve autoktonë të tokës palestineze. Në fund ai theksoi gatishmërinë e plotë të Republikës Islamike të Iranit për të bashkëpunuar me vendet mike dhe myslimane për të forcuar mbështetjen e popullit të pambrojtur të Palestinës kundër krimeve të regjimit sionist.

Tags